Është në listën e dëshirave të Tiranës, mbrojtësi i Kombëtares kërkohet nga dy kampionë të tjerë në Europë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, është një nga lojtarët që kërkohet nga Tirana këtë merkato për të kompletuar repartin e prapavijës.

enea mihaj

Siç bënë me dije media greke, “Sportime”, për 24-vjeçarin janë interesuar dhe dy skuadra të tjera që janë shpallur kampion këtë sezon në Europë. Bëhet fjalë për Kopenhagenin dhe Ferençvaroshin.

Kampionët e Danimarkës ishin të interesuar edhe në Janar për shërbimet e mbrojtësit kuqezi, por një marrëveshje me PAOK-un nuk u arrit dot. Këtë verë, Kopenhagen do të kërkojë sërish për të siguruar shërbimet e Mihaj, edhe pse konkurrenca me kampionët e Hungarisë pritet të jetë e vështirë.

Pista për të mbërritur te 24-vjeçari tashmë bëhet më e vështirë për Tiranën, me kampionët në fuqi të Shiqpërisë që kanë në plan dhe disa lojtarë të tjerë për prapavijën.

LEXO EDHE: Tirana do patjetër lojtarë për prapavijën, ja tri opsionet e bardhebluve për repartin e mbrojtjes

Arena e Lajmit


Loading…

Është në listën e dëshirave të Tiranës, mbrojtësi i Kombëtares kërkohet nga dy kampionë të tjerë në Europë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook