“Gramshi nxori në pah dështimin e institucioneve!”, Salianji: Rama në vend të shkarkojë ministrin, shkarkon përgjegjësitë tek “Kola”!

Ervin Salianji1654199413

“I kanë gjet Kolës shumë punë”, kështu shkruan deputeti Ervin Salianji, ndërsa ironizon qeverinë pas ngjarjeve të ndodhura në uzinën e armëve ne Gramsh dhe në Poliçan.

“E përdorin ushtrinë e ushtarin, për pastrim plehrash, disifektim mushkonjash, patrullim mbetjesh, shoqërim lartmadhnis, i gjejnë ushtarit çdo punë e rëndojnë e përcmojnë që ta dekorojnë kur lufton me një spruco, se i ka mbet veç trupi i vet për të mbrojt atdheun. Rama në vend të shkarkojë ministrin shkarkon pergjegjesitë tek “Kola”.”, shkruan ai.

Statusi:

I kanë gjet Kolës shumë punë!

E përdorin ushtrinë e ushtarin, për pastrim plehrash, disifektim mushkonjash, patrullim mbetjesh, shoqërim lartmadhnis, i gjejnë ushtarit çdo punë e rëndojnë e përcmojnë që ta dekorojnë kur lufton me një spruco, se i ka mbet veç trupi i vet për të mbrojt atdheun.

Rama në vend të shkarkojë ministrin shkarkon pergjegjesitë tek “Kola”.

Duhet Inkurajim dhe mbështetje për çdo pjesëtar të Forcave të Armatosura, çdo akt dhe sakrificë e tyre duke u përdorur në çdo punë nga pastrimi tek zjarret apo duke u përballur me rrisqet në misione ndërkombëtare, ndërkohe që janë më të keqpaguarit, kërkon sot qartë ta rikthejmë vëmendjen ndaj tyre!

Në janë turistë a spiunë, në kanë demtuar interesat e shtetit hetimet e thelluara do e nxjerrin Ama ngjarja e Gramshit nxorri në pah dështimin e plotë të institucioneve! Në çdo nivel! Kjo ngjarje riktheu vëmendjen dhe në rrjet u gjetën Fotot e shpêrndara gjithandej!

Foto që tregojnë se Institucionet e sigurisë janë më të pasigurtat!

Kush ka pasur dëshirë, “a qejf” , apo qëllim, ka hyrë dhe ka dalë nëpër institucione të rëndësisë së veçantë, është vërdallos aty, ka fotografuar gjithçka dhe çdo cep dhe i kanë hedhur fotot dhe në rrjet.

Mjafton kjo për të ngritur alarmin, për të mbajtur përgjegjësi dhe ministri të dorëhiqej.

KM sot pas njohjes me faktet duhet të shkarkonte ministrin jo të shkarkojë përgjegjësitë!

Edhe sot ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes, i pergjigjet zyrtarisht, mediave për 5 ton lëndë plasëse ne Gramsh, ministri vetë thotë aty ska asnjë aktivitet!

Kjo kakofoni reagimesh ku njeri flet për Kolën, tjetri për molën provon kalbjen e qeverisjes Rama!

Arena e Lajmit

“Gramshi nxori në pah dështimin e institucioneve!”, Salianji: Rama në vend të shkarkojë ministrin, shkarkon përgjegjësitë tek “Kola”!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook