Rrjedhje apo ndryshim të dhënash? Eksperti i rrjeteve kompjuterike tregon si vepruan hakerat në sistem: E vendosën ata se kur do të shfaqeshin, ne e morëm vesh vetëm kur…

Capture

Erion Demiri, Inxhinier dhe ekspert i rrjeteve kompiuterike, ka folur në një lidhje ‘Skype’ me emisionin ‘Open’ lidhur me sulmet kibernetike.

Ai tha se mund te kemi rrjedhje të dhënash, por edhe ndryshim të dhënash dhe se çfarë hakerat kanë bërë në sistem mund ta thonë vetëm institucionet.

“Të gjitha të dhënat që janë marrë dhe që merren vazhdimisht, kalojnë në një skedë, pra ata e kanë një skedë se çfarë janë duke bërë.

Një herë që ne e morëm vesh, e morëm vesh në momentin që ata na u shfaqën në kompjuterat tanë. Vendosën ata të shfaqen dhe kur u shfaqën e kishin mbaruar punën që kishin ndërmend të bënin. Kemi dy gjera, kemi rrjedhje të dhënash, por mund të ketë dhe ndryshim dhe këtë mund ta thonë vetëm institucionet”, tha ai.

Arena e Lajmit

Rrjedhje apo ndryshim të dhënash? Eksperti i rrjeteve kompjuterike tregon si vepruan hakerat në sistem: E vendosën ata se kur do të shfaqeshin, ne e morëm vesh vetëm kur…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook