Sekuestrohen ilaçe kontrabandë, procedohen dy shtetase në Gjirokastër

Whatsapp Image 2022 10 04 At 10.03.09

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Medicines”, për goditjen e kontrabandës së mallrave, ndërsa janë proceduar 2 persona.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nisi procedimi penal për shtetasen me inicialet I. S., 37 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”. Gjatë kontrollit në automjetin e kësaj shtetaseje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat kjo shtetase i shiste në farmacinë e saj;

Po ashtu po procedohet 44-vjeçarja me inicialet N. A., banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin (dyqanin) në pronësi të kësaj shtetaseje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat kjo shtetase i shiste në këtë dyqan.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sekuestrohen ilaçe kontrabandë, procedohen dy shtetase në Gjirokastër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook