Shteteve pjesëmarrëse iu kërkua të paguanin më shumë, edhe Bullgaria vendos të mos marrë pjesë në Eurovision

Bullgaria është bërë shteti i tretë që ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm.

Eurovision

Transmetuesit nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë konfirmuar tashmë se nuk do jenë pjesë e festivalit të madh muzikor në vitin 2023 për shkak të rritjes së tarifës së hyrjes.

Vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas përjashtimit të Rusisë.

EBU, e cila organizon konkursin, ka konfirmuar tani listën e 37 pjesëmarrësve për konkursin 2023.

Se sa paguan çdo transmetues pjesëmarrës për të hyrë nuk bëhet publike, por kostoja totale midis të gjithë pjesëmarrësve zakonisht shkon deri në rreth 5 milion paund- me shtetin pritës që paguan një shumë shtesë.

Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk arritën të kalojnë fazën gjysmëfinale të konkursit të këngës të këtij viti.

BBC pritet të shpenzojë rreth 8 dhe 17 milionë paund për të organizuar eventin majin e ardhshëm, në emër të Ukrainës, e cila fitoi shfaqjen e këtij viti. Liverpool u zgjodh si qyteti pritës.

Rusia dikur ishte një kontribues i rëndësishëm financiar në Eurovision, por u përjashtua nga konkursi pas pushtimit të Ukrainës.

Organizatorët i thanë BBC News: “Çdo transmetues pjesëmarrës paguan një tarifë e cila llogaritet në bazë të numrit të vendeve që konkurrojnë në shfaqjen e atij viti dhe kontributit të tyre të përgjithshëm në anëtarësimin në EBU.

Tarifat vjetore të anëtarësimit dhe abonimet llogariten sipas faktorëve që marrin parasysh madhësinë relative dhe gjendjen financiare të shtetit anëtar.”

Shteteve pjesëmarrëse iu kërkua të paguanin më shumë, edhe Bullgaria vendos të mos marrë pjesë në Eurovision

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook