“Sjellja e Ramës ndaj biznesit është me dy standarde”, Boçi: Favorizon familjarët e kabinetit, por pengon kompanitë që duan të investojnë miliona euro

Luciano Boci 770x433 1 648x320

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka sjellë në vëmendje një rast ku qeveria nuk i jep statusin e investitorit strategjik një kompania e cila synon të investojë miliona euro në fushën e energjisë diellore.

Boçi u shpreh se Rama është favorizues ndaj familjarëve e qeverisë së tij, por nuk i ofron facilitet e nevojshme kësaj kompanie edhe pse kompania e ka fituar të drejtën me vendim të formës së prerë në dy shkallë.

Postimi i plotë:

VRASJA E BIZNESIT TË NDERSHËM
‼️Sjellja e Ramës ndaj biznesit është me dy standarte!
📌Penguese, penalizuese dhe vrasëse për biznesin e ndershëm, që vërtet kërkon të investojë miliona euro, por që nuk i hapet drita jeshile dhe i cili për shkak të korrupsionit galopant të qeverisë, është në prag të falimentit.
📌Favorizues deri në abuzim marramendës për klientët, familjarët e qeverisë e njerëzit e tij, të cilëve u fal mijëra hektarë tokë e miliona euro, nën emrin e investimeve startegjike dhe në emër të koncesioneve.
‼️Rasti i denoncuar i takon kompanisë Malësia Solar, e cila ka ndjekur çdo hap të duhur ligjor në një investim prej 10 milion eurosh, në fushën e energjisë diellore.
❗️Sipas ligjit (mbi 10 milion euro) investimi i kompanisë duhet të ishte shpallur startegjik duke i ofruar të gjitha facilitetet e duhura.
Përkundër kësaj kompania me vite të tëra pengohet nga pushteti lokal e qendror, duke e sorollatur atë dyerve të gjykatave, pa asnjë argument e duke e çuar në prag të falimentit, pavarësisht se kompania e ka fituar të drejtën me vendim të formës së prerë në dy shkallë.
🆘Përfaqësuesit e kompanisë akuzojnë drejtpërdrejt Ramën për pengimin e lejes së ndërtimit dhe si vrasësin e biznesit të tyre startegjik.

“Sjellja e Ramës ndaj biznesit është me dy standarde”, Boçi: Favorizon familjarët e kabinetit, por pengon kompanitë që duan të investojnë miliona euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook