Tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh, “turistët” rusë bëhen çështje në BE, më 31 gusht do të diskutohet për…

Ruset E Arrestuar

Policia shqiptare akuzoi zyrtarisht për spiunazh të dielën dy shtetas rus dhe një ukrainas, të arrestuar më parë për përpjekje për të hyrë në një zonë të kufizuar ushtarake si edhe për sulm ndaj dy ushtarëve me spray neuroparalizues.

Ndërkohë që po ditën e djeshme, një rast tjetër i ngjashëm ndodhi, ku katër shtetas me shtetësi çeke u arrestuan për hyrjen në një fabrikë ushtarake të zhdukur në Poliçan.

Incidentet vijnë pas një dileme të vazhdueshme të vendeve të BE-së lidhur me faktin nëse duhet t’u përgjigjen thirrjeve të Ukrainës për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në bllok.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se personat e arrestuar në ngjarjen e Gramshit janë akuzuar për dy akuza për spiunazh, ndërsa mes sendeve të sekuestruara në cilësinë e provës përfshijnë laptopë, dronë, telefona celularë dhe një pajisje spiunazhi të raportuar të maskuar si kamerë.

Mësohet se personat kishin hyrë në Shqipëri si turistë pasi shtetasit rusë nuk kanë nevojë për vizë gjatë muajve të verës. Për më tepër, besohet se ata kishin fotografuar vendin për disa ditë para incidentit.

Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar ambasadës ruse dhe ukrainase në Tiranë të japin informacion të thelluar për qytetarët e përfshirë.

Qendrimi për turistët rusë “ndan” BE-në

Incidentet e sigurisë që përfshijnë shtetas të huaj që pretendojnë se janë turistë, vijnë në mes të një qëndrimi të ndarë të vendeve të BE-së nëse duhet të ndalojnë hyrjen e turistëve rusë vendet e unionit.

Letonia, Lituania dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave të reja turistike menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini. Finlanda njoftoi javën e kaluar se do të zvogëlojë lëshimin e vizave në vetëm 10% të rasteve të mëparshme.

Ukraina po i bën presion BE-së që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në bllok, por ka hasur në reagime të ndryshme.

Çështja do të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 31 gusht, ndërsa blloku 27-vendesh do diskutojë nëse do të dalë me një qëndrim të unifikuar mbi vizat afatshkurtra për rusët e zakonshëm.

Tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh, “turistët” rusë bëhen çështje në BE, më 31 gusht do të diskutohet për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook