Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ “Secili nga të hetuarit ka pasur një rol”, avokatja e familjes së viktimës: Të procedohen të gjithë!

Screenshot 2022 10 02 123458

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka deklaruar pas përfundimit të seancës paraprake referuar vrasjes së Xhuvanit se “është e paevitueshme që të gjithë të hetuarit për vrasjen të procedohen sepse secili prej tyre ka patur një rol”.

Sipas saj të hetuarit kanë kryer rol në krim “duke përmbushur veprime” dhe “të tjerët madje duke mos vepruar”.

Deklarata e plotë: 

Menjëherë pas përfundimit të seancës paraprake referuar vrasjes së Pjerin Xhuvani ishin deklaratat e avokates Rezarta Tahiraj që ka zhvilluar rolin e Palës civile në përfaqësim të vajzës së viktimës. Tahiraj tha se “është e paevitueshme që të gjithë të hetuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvani të proçedohen sepse secili prej tyre ka patur një rol, disa duke përmbushur veprime dhe të tjerët madje duke mos vepruar, në këtë ngjarje kriminale”. Kjo tezë e imja – tha avokate Tahiraj – është vleftësuar tashmë nga rezultatet e punës të kryer nga akuza Publike si dhe nga vendimi i gjyqtares”.
Për tani është për tu konstatuar objektivisht se vendimi i kësaj gjyqtare na dha të drejtë për të gjitha aspektet në pozicionet gjyqësore të treguara, me argumenta të ndryshme, si nga Prokurorët dhe nga avokate Tahiraj. Në fakt u rrëzuan të gjitha kërkesat e bëra nga avokatët mbrojtës dhe në veçanti ato për ndarjen e disa pozicioneve, kërkesa për të aksesuar në gjykimin e shkurtuar dhe kërkesa e pavlefshmërisë të ekspertimit të bërë në vendin e ngjarjes. Për të gjithë të hetuarit gjyqtarja urdhëroi dërgimin në gjykim, pra që të proçedohen.

Arena e Lajmit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ “Secili nga të hetuarit ka pasur një rol”, avokatja e familjes së viktimës: Të procedohen të gjithë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook