Nuk është më një sekret që Zhoze Murinjo kërkon të ketë nën urdhrat e tij Alvaro Moratën.
Spanjolli ka qenë gjithnjë një prej lojtarëve më të pëlqyer të trajnerit portugez, madje edhe këtë verë, pasi ai ka mbyllur huazimin te Juventusi ka nisur tentativat e para për ta bindur t’i bashkohet në kryeqytet.
Morata, i cili vazhdon që të jetë në pronësi të Atletikos së Madridit, nuk dihet nëse do të pranonte tjetër skuadër në Serinë A përveç Juves, por oferta për huazim me të drejtë blerjeje që i është bërë “Colchoneros”-ave është shtyrë nga këta të fundit, ndonëse Murinjo mund të kthehet sërish në sulm për Moratën.
Arena e Lajmit
Loading…