“Brazilianin Oliveria e konsiderojmë shqiptar, është martuar me vlonjate”, Idrizi: Flamurtari nuk pranon dështime!

Sinan Idrizi konfirmon se në 5 korrik Flamurtari do të jetë i plotë dhe do të zbresë në fushë për të nisur përgatitjet. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Idrizi zbulon se për këtë sezon vlonjatët do të marrin plotë tetë afrime të reja, të cilat do të përforcojnë skuadrën në çdo repart. Veç Sokol Nezirit priten edhe dy lojtarë të tjerë nga Superiorja, ndërsa pesë lojtarë do të jenë të huaj, tre brazilianë dhe dy afrikanë. Administratori thotë se do të qëndrojnë lojtarët që mbyllën sezonin në Vlorë. Kreu i klubit konfirmon edhe një herë kushtin që i ka vendosur trajnerit Resuli dhe stafit teknik, që është përtej objektivit, rikthimi në Kategorinë Superiore. Nëse nuk përmbush pritshmëritë, Idrizi e thotë troç se trajneri do të duhet të hapë krahun sa nuk do të jetë vonë.

SINAN IDRIZI

Idrizi, kur do të kompletohet Flamurtari?

Po punojmë intensivisht, çdo ditë. Deri ne 5 korrik skuadra do të jetë e plotë. Të gjithë djemtë do të jenë në dispozicion të trajnerit. Pikërisht kjo do të jetë edhe data se kur do të nisin përgatitjet dhe kur skuadra do të zbresë në fushën e blertë.

Sa afrime do të kryeni në skuadër?

Do të jenë tetë lojtarë që do të afrohen. Veç Nezirit, do të kemi edhe dy të tjerë nga Kategoria Superiore. Pesë lojtarë të tjerë janë të huaj. Janë tre brazilianë dhe dy afrikanë. Besoj edhe ata do t’i bashkohen ekipit kur skuadra të nisë përgatitjet. Një pjesë i kanë marrë vizat, ndërsa presim që dy të tjerë të pajisen tani.

Atëherë Flamurtari do të ketë 6 të huaj, pasi edhe Oliviera është brazilian?

(qesh) Jo, jo, Oliviera është shqiptar. Ka marrë pasaportën, pasi është martuar me një vajzë vlonjate dhe madje së fundmi është shtuar me djalë, është bërë baba. Kështu që e konsiderojmë si vlonjat tani.

Po brazilianët Quitera Gomes Kabral Nikolas dhe Markues Perdosa Zhoao Pedro, janë larguar tashmë?

Nuk do të jenë më pjesë e skuadrës. Do të marrim lojtarë të tjerë të huaj.

Grupi që mbylli sezonin në Vlorë do të ruhet?

Patjetër që po. Nuk do të kemi largime. Janë lojtarë që i kanë përmbushur pritshmëritë dhe që e arritën objektivin. Kanë marrë përsipër përgjegjësinë ndaj fanellës dhe ndaj arritjes së objektivit. Kështu që do të qëndrojnë. I respektoj për atë që kanë bërë deri më tani.

I keni vendosur kushte trajnerit Resulit, për çfarë bëhet fjalë?

Patjetër, siç e thashë edhe në prezantim, është një rikonfirmim i kushtëzuar i trajnerit, por edhe drejtorit Ciruna. Nuk bëhet fjalë vetëm për arritjen e objektivit që ne kemi, por më shumë se kaq. Do të duhet që trajneri Resuli të përballet me kërkesat e mëdha të sportdashësve vlonjatë. Ata kërkojnë me padurim ringritjen e skuadrës. Ndaj, Resuli duhet të garantojë të japë kontributin e tij maksimal, në skuadër, akademi, në gjithë strukturën e klubit. Nëse nuk i arrijnë këto, atëherë normalisht që rrugët tona ndahen. Nuk pret më qyteti, vlonjatët janë të paduruar.

Do të ketë përforcime në stafin teknik?

Po, besoj se do të afrojmë edhe ndonjë ndihmës tjetër për trajnerin.

– Arena e Lajmit


Loading…

“Brazilianin Oliveria e konsiderojmë shqiptar, është martuar me vlonjate”, Idrizi: Flamurtari nuk pranon dështime!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook