“Qyteti merr frymë lirisht”, Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Dikur duhej të qëndroje mbi dy orë në hyrje të Tiranës, sot e kemi harruar si ishte trafiku

Balluku

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, bëhet fjalë për segmentin sheshi Shqiponja- Bulevardi i Ri.

Balluku u shpreh gjatë inspektimit se problem gjatë punimeve është bërë lirimi i sheshit të ndërtimeve, ndërsa shtoi se është gjetur një zgjidhje si për banesat e legalizuara, ashtu edhe për ato pa leje.

Ajo tha gjithashtu se në hyrje të Tiranës, trafiku ka gjetur një zgjidhje dhe qyteti merr frymë lirisht.

“Puna ka nisur prej pak muajsh dhe problematika kryesore ka të bëjë me lirimin e sheshit të ndërtimit. Në 15 qershor Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një VKM që zgjidh problematikën me kantieret e unazës së madhe. Është një zonë me banesa të dendura, kryesisht informale dhe për këtë arsye na është dashur ta bazojmë zgjidhjen procedurale në një VKM.
Ne nuk konsiderojmë për zgjidhje vetëm ato shtëpi që kanë letra, por edhe ato banesa ku qytetarët kanë vite që jetojnë, por nuk i kanë të legalizuara. I kemi akomoduar me një bonus qiraje për 3 vite këto familje.
Sot qyteti merr frymë lirisht. Dikur duhej të qëndroje mbi dy orë në hyrje të Tiranës në orët e pikut, për t’u futur në qytet, kurse sot e kemi harruar si ishte trafiku hyrës apo zona e Astirit”, tha Balluku

“Qyteti merr frymë lirisht”, Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Dikur duhej të qëndroje mbi dy orë në hyrje të Tiranës, sot e kemi harruar si ishte trafiku

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook