“SPAK pa kandar drejtësie, po na bën për budallenj”, gazetari Genc Burimi: Sot Ilir Meta është viktimë e drejtësisë, pse nuk hetojnë edhe…

3af5865f 0908 467e Afd7 3eae1ea23f17

Në rubrikën “Opinion” në News24, gazetari Genc Burimi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hetimin e nisur nga SPAK për ish-Presidentin Ilir Meta, pas kërkesës së ish-deputetit Halit Valterit.

Burimi kritikoi kreun e SPAK, Arben Kraja për vizitën e tij në SHBA dhe deklaroi se organi i akuzës është duke vepruar me dy standarde, çka sipas tij e “shkërmoq” drejtësinë e re që na u premtua në sytë e qytetarëve.

Sipas Burimit, SPAK ka humbur peshoren e drejtësisë dhe po vepron me dy standarde, pasi siç nisi hetim për kreun e PL, Ilir Meta, “duhet të hapë hetim edhe për Edi Ramën, pasi Monika Kryemadhi dhe PD kanë paraqitur fakte dhe prova për vjedhjen e tij në aferën e inceneratorëve”.

“Në një moment të tillë ku e njëjta polemikë ka shpërthyer edhe në SHBA. Këtë dua të shpjegoj publikut. Problemi i drejtësisë në demokraci është se duhet të ketë një kandar të njëjtë për të gjithë. Kur FBI shkon dhe bastis shtëpinë e Trump-it. Një drejtësi që nuk mban kandar drejtësie, shihet si drejtësi politike dhe nuk ka gjë më të dëmshme, më të kobshme kur humbet besimi te drejtësia. Në Shqipëri është më e rëndë akoma, se s’ka pasur asnjë moment besim te drejtësia, por po na shitet një drejtësi e re që e mbron, e mbështet SHBA dhe BE.  Në këtë rast kemi një qytetar shqiptar, Halit Valteri dhe kandari i ri i SPAK, mjafton si korbi që të shkruajë një letër dhe të thotë ky person vjedh dhe SPAK menjëherë vihet në lëvizje për të hetuar. Merr një letër SPAK-u dhe thotë po hetoj. Këta na marrin për budallenj. 3 milion shqiptarë për budallenj. Se mjafton që një shqiptar të çojë një letër SPAK-ut i bie që këta të nisin hetim për Edi Ramën. Pse SPAK-u hap hetim për Ilir Metën dhe për Edi Ramën jo, se PD e ka denoncuar Ramën, edhe Monika Kryemadhi se ka vjedhur me inceneratorët”, tha gazetari.

Duke parë edhe në kuadër të zhvillimeve të tjera, që kemi Autoritetin e Dosjeve që i dërgon letër Kuvendit dhe thotë se ka dyshime që ish-Presidenti është ish-spiun i shtetit. Të gjitha këto po ndodhin kur u largua nga zyra e Presidentit dhe mori drejtimin e Partisë së Lirisë.

Ajo ishte shokuese, qesharake. Ky është politikan, ka fuqi dhe ne i biem. E bëjnë edhe këtu në Perëndim. Ok, edhe ajo ishte një aferë e shëmtuar, por kjo e sotmja është shumë. Ata fukarenj janë ata te Autoriteti i Dosjeve se i fut një të mbyllur Rama me ligj. Ata janë të përkulur ndaj Ramës. Ajo dosje është komplet qesharake. Kurse ko është e rëndë se flasim për drejtësinë e re, që do shkojë  pas Ramës, Metës dhe Berishës. Dhe fëmijët tanë të besojnë këtë drejtësi që hynë në mëkat në këtë far feje. Unë u shokova që vajti Arben Kraja në Uashington që u prit nga organet ekzekutive. Nuk lejohen këto gjëra. Prokurori është i paprekshëm more. Gjyqësori është qelibar, organ i pavarur, i paprekshëm. Si vjen ai nga Amerika dhe thotë sot kam marrë një ankesë nga Haxhiu, nga Haliti Valteri si e ka ai dhe thotë do nis hetim. Por, ai i ka marrë çarçafë denoncimet nga Monika Kryemadhi more.

Flasim për emra të përveçëm se sot teoria e re e SPAK është kjo. Nëse u marr një ankim nga një person për korrupsion, nëse një komshi i thotë SPAK-ut se unë vjedh, SPAK-u hap menjëherë hetim. Kjo ndodhi , i shkroi Halit Valteri që vjedh Ilir Meta dhe këta menjëherë. Por të nisin një hetim edhe për Edi Ramën, ta marrin në pyetje për inceneratorët. Përndryshe do hap trazira në këtë vend kjo drejtësi.

Ju mendoni se hapja e hetimeve është një veprim i njëanshëm që sjell trazira në shoqëri?

Po, sepse nesër me shumë të drejtë Ilir Meta mund të grumbullojë fansat e tij dhe të dalë të thotë kjo drejtësia është e manipuluar. Siç bëri Trumpi që mblodhi mbështetësit e tij. Drejtësia në këtë rast është e shenjtë. Nuk është si VAR-i në sport që sheh vetëm një anë dhe jo tjetrën. Kjo deklaratë sot e Yuri Kim ndaj Ilir Metës pa e cituar, që i thotë qepe gojën. Mos i kërko ti SPAK-ut që të hapë një hetim ndaj Edi Ramës. Po si mos zonjë na tregon vendin e NATO-s ti. Se Turqia ka burgosur kaq shumë ushtarë, vendi kryesor i NATO-s. Sot Ilir Meta nuk po e tremb drejtësinë, por është viktimë e drejtësisë. Sepse cenohet moraliteti i drejtësisë. Nuk bëhet kjo gjë. Se edhe në Amerikë gazetarët që ishin anti-Trump, kur i hyn në shtëpi thanë nuk bëhet kjo gjë.

Arena e Lajmit

“SPAK pa kandar drejtësie, po na bën për budallenj”, gazetari Genc Burimi: Sot Ilir Meta është viktimë e drejtësisë, pse nuk hetojnë edhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook