Transportonte emigrantë ilegalë kundrejt pagesës, kapet në flagrancë 57-vjeçari në Lezhë

Policia Lezhe

Një 57-vjeçar me inicale S. K. është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit me synim përfudnimtar vendet e Bashkimit Europian.

57-vjeçari u kap në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Piraj, ndërsa në mjetin e tij u gjetën emigrantë nga vendet e botës së tretë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Goditet një rast tjetër i transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Vihet në pranga një 57-vjeçar për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e DVP Lezhë dhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, në aksin rrugor “Lezhë – Shkodër”, në fshatin Piraj, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K. Në këtë automjet janë gjetur emigrantë nga vendet e treta, të cilët, 57-vjeçari po i transportonte në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në vijim të veprimeve, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. K., 57 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Transportonte emigrantë ilegalë kundrejt pagesës, kapet në flagrancë 57-vjeçari në Lezhë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook