Para pak ditësh, në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, Ledio Pano pranoi se është shkarkuar nga roli i trajnerit të skuadrës U-17 të Partizanit, me klubin, që iu desh të përballej me kritika pa fund.
Gjithsesi, përveç ballafaqimit me zërat kundër, të kuqve u lindi detyra e re e zëvendësimit të Panos me një tjetër trajner, që do t’i drejtojë të kuqtë e vegjël në Kategorinë Superiore, pas rikthimit në sezonin, që sapo u mbyll.
Drejtori i akademisë së Partizanit, Genc Tomori, bashkë me drejtuesit kanë vendosur t’ia japin këtë rol një tjetër legjende të klubit, Ylli Shehut.
Ky i fundit në sezonin e shkuar ishte trajneri i skuadrës së dytë U-19 të “demave”
Arena e Lajmit
Loading…