“E pamundur të mos ndjekësh vrullin e tyre”, Ilir Meta i bashkohet valles popullore të të rinjve të Partisë së Lirisë në kampin e Jalës (VIDEO)

Trjymu,kl

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është angazhuar gjatë kësaj jave me të rinjtë e kësaj force politike, në kampin që zhvillohet çdo vit në Jalë, dhe ku ai rikthehet të marrë pjesë pas 5 vitesh në detyrën e Presidentit të Republikës.

Pas shumë deklaratave të forta politike të dhëna nga kampi, Meta ka gjetur mbrëmjen e sotme kohën që të çlirohet nga kostumi i politikanit dhe t’i bashkohet atmosferës festive të krijuar nga rinia e PL.

Në një video të postuar në Instagram, ai shihet duke iu bashkua valles së tyre nën ritmet e një kënge shqiptare shumë të njohur, të rrymës folk.

“Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekësh në rrugën e tyre ✌️”, shkruan Meta përkrah videos.

“E pamundur të mos ndjekësh vrullin e tyre”, Ilir Meta i bashkohet valles popullore të të rinjve të Partisë së Lirisë në kampin e Jalës (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook