Forcat Speciale Shqiptare marrin pjesë në garën marshuese më të vështirë në botë, vetëm më të fortët e përfundojnë!

Whatsapp Image 2022 10 07 At 13.12.48

Pas katër vitesh, Forcat e Armatosura Shqiptare janë rikthyer në stërvitjen e Ushtrisë Britanike e konsideruar “si gara me e vështirë e patrullimit në botë”. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes News24 mësoi se disa ushtarakë nga Regjimenti i Operacioneve Speciale(numri i efektivëve pjesëmarrës nuk u specifikua edhe pas insistimit nga News24 pasi konsiderohet informacion sensitiv dhe nuk shpërndahet sipas komandantëve të Forcës Tokësore) do të nisin nga kjo e premte garën kundër 159 skuadrave nga 30 shtete në zonën e Brecon Beacons në Wells në Mbretërinë e Bashkuar.

Kompeticioni i njohur si “Cambrian Patrol” konsiderohet si “Olimpiada e patrullimit ushtarak” mes Forcave të Armatosura të botës ku në qendër është rezistenca njerëzore në kufijtë ekstreme dhe veçanërisht shpirti i ekipit. 

Stërvitja organizohet nga Forcat Tokësore britanike, më konkretisht nga shtabi i Brigadës së 160 të Wells-it. Qëllimi i stërvitjes është të rrisë aftësinë operacionale brenda skuadrave pjesëmarrëse. Ekipi i ushtarakëve i përzgjedhur nga Regjimentit i Operacioneve Speciale (ROS) u stërvit së bashku me efektivët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të marrë pjesë në këtë kompeticion.

Kjo, është pjesëmarrja e katërt e ushtarakëve tanë në këtë kompeticion, pas pjesëmarrjes në vitet 2013, 2017, 2018, vit që fituan gjatë fazës së dytë të kompeticionit, medaljen e bronzit. Qëllimi i garës “Exercise Cambrian Patrol 2022” është të ofrojë një trajnim të klasit botëror. Stërvitja është sfiduese ku përfshihet patrullimi i klasit botëror me qëllim për të përmirësuar aftësitë operacionale.

“Cambrian Patrol 2022” bazohet në skenare me role të ndryshme dhe është tejet sfiduese në veprime taktike luftarake. Kërkohet lidership, aftësi operacionale, njohje e mirë e armatimit, por edhe qëndrueshmëri fizike dhe mendore. Kjo do të thotë që vetëm më të fortët e përfundojnë dhe “rrëmbëjnë” podiumin e fituesit!

Trupat pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër pasi Wells-i njihet për terrenin e vështirë me male. Elementë ekstremë të kësaj stërvitjeje vlerësohen si një një provë udhëheqjeje, vetëdisipline, guximi, qëndrueshmërie fizike dhe vendosmërie. Ishte vitit 2018, kur efektivët e ish Batalionit të Operacioneve Speciale (BOS) zunë vendin e vendin e tretë në fazën e dytë dhe u vlerësuan me medalje bronxi mes 137 skuadrave patrulluese mes më shumë se 1,000 trupave pjesëmarrëse në këtë kompeticion ndërkombëtar. Në total gara ka 6 faza tejet sfiduese.

Ministria e Mbrojtjes tha për News24 se skuadra nga Regjimenti i Forcave Speciale është tejet e motivuar dhe operativët special do të kërkojnë të marrin rezultatin më të mirë të mundshëm.

Forcat Speciale Shqiptare marrin pjesë në garën marshuese më të vështirë në botë, vetëm më të fortët e përfundojnë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook