Goditet ‘industria’ e marijuanës në Itali, në pranga pesë persona, mes tyre edhe një shqiptar

Marijuane

Goditet ‘industria’ e marijuanës në Itali. Operacioni është zhvilluar nga njësia e policisë Ekonomike dhe Financiare të Guardia di FInanza të Lucca, si pjesë e një hetimi të policisë gjyqësore të koordinuar nga DDA e Firences.

Nga ky operacion janë sekuestruar 500 bimë kërbi indian të destinuara për prodhimin dhe tregtimin e një sasie të madhe marijuane. Në pranga kanë rënë pesë persona.

Dy prej të arrestuarve ishin me origjinë kalabreze, 2 nga provinca e Pistoias dhe një shtetas shqiptar.

Mbjellja e farave bëhej në kontejnerë të posaçëm të mbajtur në ambiente të mbyllura deri në mbjelljen e filizave në një fushë të ngritur dhe të mbrojtur posaçërisht nga një shkurre e dendur, në Bashki, të Ponte Buggianese (Pistoia), brenda zonës së të ashtuquajturës “Padule di Fucecchio”.

(BallanWeb)

Goditet ‘industria’ e marijuanës në Itali, në pranga pesë persona, mes tyre edhe një shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook