Sekuestrohen mbi 400 kilogramë marijuanë në një banesë në Musero.
Garda Civile e Valencias në kuadër të operacionit ‘MANERAL’ ka arrestuar 3 persona për krime kundër shëndetit publik në Museros. Në pranga janë dy shqiptarë të moshës 19 dhe 45-vjeç dhe një shtetase spanjolle , 59-vjeç.
Autoritetet bëjnë me dije se operacioni filloi muajin e kaluar dhe se pas hetimeve të agjentëve dhe kontrolleve në një vilë në bashkinë e Museros u gjetën tre plantacione të ndryshme, dy sera me gjithsej 180 bimë marijuanë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy armë zjarri.
Arena e Lajmit