Muaji i fundit për Vilfrid “Uilli” Gnjonton solli emocione të rëndësishme në jetën e tij, mbi të gjitha për përvojën e tij në kombëtaren italiane. Katër ndeshjet me fanellën e kaltër jo vetëm sollën debutimin e tij me ekipin e Mançinit, por edhe golin e parë në sfidën kundër Gjermanisë.
Tani për kampionin e Zvicrës me Zyrihun mund të ketë një skuadër më të madhe në horizont. Bëhet fjalë për Fejnordin që është duke negociuar për të transferuar talentin italian të datëlindjes 2003.
Zyrihu kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin, ndërsa gjigantët holandez ofrojnë 4 milionë plus 3 bonuset, por palët duken pranë arritjes së një marrëveshjeje në orët e ardhshme të merkatos.
Arena e Lajmit
Loading…