A i trembeni hetimeve të SPAK? Kreu i Partisë së Lirisë: Ilir Meta mendohet kur firmos, është dëborë e bardhë! Rama e bëri bedel një ish-ministër të Brendshëm

Meta Ilir3

Ilir Meta është shprehur se nuk i trembet hetimeve të SPAK. Në një intervistë për News24 nga Jala, Meta u shpreh se ai nuk trembet nga e vërteta.

Ndërsa përmendi aferën e inceneratorëve, Meta tha se në shtator do të ketë zhvillime të reja dhe faktet do të kalojnë tavanin e SPAK.

“Po më habit dhe çudit. Do të trembem unë? Nga çfarë do të trembem unë, nga e vërteta? lir Meta kur firmos mendohet shumë dhe është dëborë e bardhë. Ua kam lënë të gjitha, mjerimi i tyre është i tmerrshme mali i fakteve në shtator e kalon tavanin e SPAK. Le të merren me bedelat. E bëri bedel një ish-ministër të Brendshëm.. Tani shihni çfarë probleme i kemi krijuar Europës me këtë qeveri. Edhe për aferën e inceneratorëve është ai që ka urdhëruar Agaçin . Janë kryer me vendime të paligjshme . Ai paguan edhe sot për ata që janë në Vienë.

Rama edhe kur të takon diçka me ligj, nuk ka jep pa të marrë diçka dhe pa të mbajtur peng. Jo vetëm afera e inceneratorëve do të vijojë, por i gjithë revolucioni antikorrupsion. Edhe afera e Portit të Durrësit do marrë vëmendje. Do të ketë hetime për mos-hetimet e kryera. Afera të reja priten në shtator të dalin në sipërfaqe.”, tha Meta.

Arena e Lajmit

A i trembeni hetimeve të SPAK? Kreu i Partisë së Lirisë: Ilir Meta mendohet kur firmos, është dëborë e bardhë! Rama e bëri bedel një ish-ministër të Brendshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook