Akuzat e gazetës austriake, Meta: Fletushkë spekulative. Ja ç’më thanë dy studiot ligjore

Meta Iliri

Ish-presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur artikullit që pak kohë më parë i dedikoi gazeta austriake “Kronen” ku bënte akuza të forta në adresë të tij.

Në një intervistë për News24 Meta tha se bëhet fjalë për një fletushkë spekulative, ndërsa tregoi edhe bisedën me dy studiot ligjore, të cilat i kanë sugjeruar që mos të merret me këtë gazetë.

“Është një fletushkë spekulative. Kam vajtur në Vjenë dy herë. Kam takuar dy nga studiot që merren me çështjen e mediave për shpifje. Kam takuar dhe miqtë e mi politikanë që merren me gjëra të mëdha. Më thanë se; “do i bën nder kësaj fletushke.

Ajo këtë natyrë ka, bën lajme spekulative. Gjyqin ta marrim ne përsipër, se fiton. Nga ky proces do fitosh 10 mijë euro dëmshpërblim, apo ata do publikojnë lajmin. Por ti do i bësh nder kësaj gazete. E fitove ti këtë proces pas 2 vitesh, pastaj këta do marrin një porosi që të shkruajnë diçka për ty. Do thonë; Ilir Meta ishte në Sheraton në Vjenë. Aty do gjejnë që ka qenë ndonjë nga Rusia apo Bjellorusia. Do nisësh një proces tjetër me ta, se këta këtë punë kanë”.. Pra, kjo është historia me të famshmen gazetë e ‘madhe’.”, tha Meta.

Akuzat e gazetës austriake, Meta: Fletushkë spekulative. Ja ç’më thanë dy studiot ligjore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook