E presin 3.5 milionë euro në sezon, Origi do të jetë pyka me numër 27

Të hënën në mbrëmje mbërriti dhe bëri përshëndetjet e para, teksa dje dita nisi vonë për Divok Origin. Ai iu nënshtrua vizitave mjekësore, që zgjatën 60 minuta, rreth orës 13:00 në klinikën “La Madonnina”. Më pas ishte radha e testeve për raportin mjekoligjor i cili gjithashtu nuk vonoi dhe u mor në qendrën “Ambrosiano”.

ORIGI MILAN

Pasditja ishte e përqendruar në një qëndrim prej disa orësh në hotel ku edhe konsumoi drekën. Për ta parë belgun në “Casa Milan” duhej pritur ora 18:00 me firmën në kontratë që gjithashtu nuk vonoi. Kuqezinjve ai do t’u sjellë përvojë të akumuluar nga 176 ndeshje me Liverpulin, ku ka fituar gjithçka në rang klubi.

SHIFRA – Origi vjen te Milani si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me nënkampionët e Anglisë ku luajti për pesë sezone duke shënuar mbi 40 gola, duke u aktivizuar më së shumti si sulmues krahu. Klubi do të nxjerrë para vetëm për rrogën e lojtarit e cila vërtitet te 3.5 milionë eurot në sezon. 27-vjeçari firmosi një kontratë që do ta lidhë me kuqezinjtë deri në vitin 2026.

“Dekreti i rritjes” i parashikuar nga kushtetuta italiane parashikon lehtësim në taksa mbi rrogën e sulmuesit. Për bilancin e “Djallit” do të peshojë 5.24 milionë euro në sezon, në dallim me nga 7 milionët që do të ishin në rast se Origi do të ishte italian apo një lojtar pa CV të pasur. Ai do të paraqitet rregullisht në grumbullim me 4 korrik pasi ka lënë pas krahëve dëmtimin muskulor që e privoi nga fundi i sezonit me Liverpulin.

ORIGI

Nuk ka ende konfirmime për numrin e fanellës, por mund të jetë 27, të cilin e ka mbajtur edhe gjatë përvojave me Liverpulin dhe Lilën, teksa në sezonin me Volfsburgun luajti me 14-ën mbi shpinë. Te Milani vjen me petkun e pykës, rol me të cilin do të alternohet me Zhirunë e ndoshta me Ibrën, pasi suedezi të jetë riaftësuar nga operacioni në gju.

Arena e Lajmit


Loading…

E presin 3.5 milionë euro në sezon, Origi do të jetë pyka me numër 27

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook