E rrallë, xhaxhai dhe nipi në krye të klubit të Kategorisë së Parë

Vendosin edhe në Berat për stolin. Pas shumë dilemave, te Tomori konfirmojnë Klodian Arbërin në pankinë. Ai ka marrë zyrtarisht “bekimin” e kryebashkiakut Ervin Demo, pas një takimi të zhvilluar dje në mesditë.

ARBRI TOMORI

Risia është ndihmësi, një tjetër pjesëtar i dinastisë së njohur të futbollit beratas. Polizoi do të jetë krahu i djathtë i trajnerit. Si rrallëherë, një ekip futbolli në vendin tonë do të drejtohet nga xhaxhai dhe nipi. Që të dy do të kenë mision: kthimin e ekipit në elitë për ditëlindjen shekullore.

TRAJNERI

Gjatë fjalës së tij pas rikonfirmimit, ka folur Klodian Arbëri. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, tekniku u shpreh: “Nuk mund ta fsheh kënaqësinë pas këtij konfirmimi zyrtar. Dua ta falënderoj kryebashkiakun për besimin dhe mbështetjen që më dha, që do të ketë në mes një interes të madh dhe të përbashkët.

Duke punuar të gjithë së bashku, për të konturuar Tomorin e së ardhmes, që ka si një objektiv të madh. Le të ndërtojmë ekipin më të mirë të mundshëm në këto 10 vitet e fundit, për ta kthyer në Superiore, aty ku edhe e ka vendin sipas historisë. Do të guxojmë deri në fund që ta realizojmë, pasi futbolli beratas nuk ka më kohë për të humbur. Unë personalisht nuk i trembem aspak këtij misioni dhe ju siguroj që do jemi midis skuadrave pretendente.

Tomori-Egnati 2-1

Dhe me këtë rast, dua të siguroj presidentin, donatorët, dhe tifozërinë beratase se ashtu si futbollist edhe sot si trajner do marr përgjegjësi. Unë di të përballoj sfidat. Për mua është më se e mundshme që t’i rikthejmë suksesin Beratit. Nipi si ndihmës? Jam i bindur se gjithçka do të funksionojë më së miri, dhe mbi të gjitha mbi baza profesioniste.

Jam vërtetë i lumtur për këtë zgjedhje, sepse me karrierën e tij si futbollist, por edhe me përvojën e tij të deritanishme si trajner, si te Bylisi më parë, ashtu edhe me moshat në Berat. Poli ka krijuar me punën e tij, profilin e një trajneri me perspektivë. Ka një bagazh gjenetik, por mbi të gjitha të krijuar nga puna dhe karriera e tij e suksesshme”, ka përfunduar trajneri.

NDIHMËSI

I lumtur për këtë mundësi shprehet edhe Polizoi Arbëri. Vetëm pak çaste nga emërimi, në dalje të institucionit të Bashkisë Berat, ai për gazetën tha: “E kam pritur gjatë këtë ditë. Ky çast më jep sodisfaksion të madh për një fakt shumë të thjeshtë. Kam dashur gjithnjë që t’i shërbej futbollit beratas, sepse këtu u linda dhe u rrita. Dua që të vazhdoj të ushqej atë ‘ëndrrën’ e vjetër të çdo beratasi, që të shikojmë Tomorin të jetë pjesëmarrës dinjitoz i elitës së futbollit shqiptar.

Të gjithëve atyre që më besuan dhe më vlerësuan në detyrën e ndihmëstrajnerit dua t’ua u shpërblej me punë dhe rezultate, me të njëjtin përkushtim si dikur në fushë si futbollist. Tomori është shtëpia jonë natyrale, si për mua ashtu dhe për gjithë familjen time me një kontribut të gjerë prej më shumë se një gjysmëshekulli.

Si është të punosh me Lokun? Jam shumë i lumtur, sepse kam mësuar shumë prej tij dhe gjithnjë e kam pasur si shembull së bashku me xhaxhain tjetër, Arbenin dhe babain tim, Theodhorin. Të dy së bashku, do të kemi të njëjtën ecuri dhe sukses si deri më tani, në punën tonë të përbashkët në Akademinë që mban emrin e dinastisë së familjes sonë të njohur për traditat futbollistike”, ka mbyllur zv.trajneri.

– Arena e Lajmit


Loading…

E rrallë, xhaxhai dhe nipi në krye të klubit të Kategorisë së Parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook