EKSKLUZIVE/ Superkupa Tirana-Vllaznia, zbulohet data e finales

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot në mbrëmje për të përcaktuar datat e të gjitha kampionateve sa i përket sezonit 2022-2023. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se këtë herë do të ketë një risi me finalen e Superkupës.

Tirana-Vllaznia

Gazeta mëson se është vendosur data 7 dhjetor për t’u luajtur ndeshja mes Tiranës që fitoi titullin kampion dhe Vllaznisë që triumfoi në Kupën e Shqipërisë.

Gjithashtu nga burime në FSHF, konfirmohet se për shkak të zhvillimit të Botërorit në Katar në muajt nëntor-dhjetor, Superiorja do të pushojë nga data 12 nëntor deri më 12 dhjetor. Kampionati për këtë sezon pritet të nisë më 20 gusht, por kjo do të konfirmohet në orët e ardhshme pas përfundimit të mbledhjes. Nisja e Kategorisë së Parë është parashikuar për më 27 gusht.

Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Superkupa Tirana-Vllaznia, zbulohet data e finales

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook