EMRI/ U shoqërua në policinë e Tiranës, ja kush ishte personi në kërkim me të cilin lëvizte Indrit Dokle

300431284 1303531353776326 1499764754580146274 N

Indrit Dokle është shoqëruar nga policia ndërsa BalkanWeb mëson se ai po mbahet ne Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Arsyeja e shoqërimit të tij ishte se policia  kishte informacione se lëvizte me një person të shpallur në kërkim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24 dhe BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Murati, i cili tashmë dotë arrestohet pasi ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se Endrit Dokle dhe Fatjon Murati po lëviznin me të njëjtën makinë e cila ishte e blinduar.

Kujtojmë se Indrit Dokle është një nga emrat që dolën në hetimet për vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Arena e Lajmit

EMRI/ U shoqërua në policinë e Tiranës, ja kush ishte personi në kërkim me të cilin lëvizte Indrit Dokle

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook