I vodhi makinën ‘Toyota’ fshatarit, gjendet dhe arrestohet i riu në Gjirokastër

Policia Gjirokaster

Një 33-vjeçar me iniciale K. Dh. është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës pasi kishte vjedhur automjetin Toyota të shtetasit Dh. H në fshatin e Dropullit.

I riu u arrestua pasi u kap në flagrancë me makinën e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë: 

Gjirokastër/ I vodhi automjetin një shtetasi, identifikohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 33 vjeç, banues në fshatin Zervat, Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. Dh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

I vodhi makinën ‘Toyota’ fshatarit, gjendet dhe arrestohet i riu në Gjirokastër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook