“Më kanë sot në Jalë, në shtator në Tiranë”, Meta: Nuk është lëvizje Dhjetori, por më e shpejtë!

Ilir Meta7

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për ‘News24’  nga Jala është shprehur se akuzat nga ndaj tij për lobim në SHBA janë shpifje.

Ndër të tjera ai ka paralajmëruar lëvizje dhe reagime të shpejta, duke u shprehur se nuk kemi të bëjmë më me një lëvizje Dhjetori dhe se ka të gjitha eksperiencat e duhura për t’u përballur me regjimin.

“Ngjarja për lobimin në SHBA ka dalë si spekulim dhe mashtrim. Mos përmendni emra që nuk janë në dinjitet. Ruani integritetin e audiencës. Këto shpifje janë hedhur nga një revistë e Xhorxh Soros, që bën propagandë. Është një çështje që është vetëm një mashtrim dhe asgjë tjetër, nuk ekziston. Asnjë pseudofakt nuk ka, që nga Amerika deri në Zimbabve që të ketë një shkelje të ligjit nga Meta. Këta që i fabrikojnë këto, ju e dini se si e mori në qafë Bilalin e shkretë, u vesh si gruaja e Bilalit. Këto janë përrallat e Rilindjes që është në përpëlitjet e fundit. Ju them se kjo nuk është më lëvizje dhjetori , tani kam të gjithë eksperiencat e duhura.”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Më kanë sot në Jalë, në shtator në Tiranë”, Meta: Nuk është lëvizje Dhjetori, por më e shpejtë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook