Meta sfidon Ramën: Nuk ka më shtyrje zgjedhjesh, por vetëm afrim. Jemi të gatshëm që tani!

Ilir Meta8

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama se opozita është e gatshme që tani për zgjedhje.

Në një intervistë për gazetaren Ola Bruko në News24 Meta tha nga Jala se nuk do të ketë më në Shqipëri shtyrje të zgjedhjeve.

“Do jeni e sigurti se ka rënë legjitimiteti i kësaj qeverie. Edhe këto përpjekje që po bën për të përdhosur institucionet me falsifikime. Tani është ngritur opozita, aty do i ketë ai 80-90 % të qytetarëve. Ai do të lajmërohet. Për veprimet apo mosveprimet.

Nuk ka më shtyrje zgjedhjesh në Shqipëri, por vetëm afrim. Jemi të gatshëm që tani. Opozita e vërtetë do të jetë e bashkuar në një koalicion triumfues, të vlerave, në interes të popullit të Shqipërisë, dhe jo vetëm të atij opozitar. Kandidatët dhe kandidatet më të mira na duhen, për bashkitë dhe për parlamentin e ardhëm. Ideja e primareve është gjeniale dhe vetëm se mund ta duartrokas. Ideja e referendumit është e jashtëzakonshme, këto janë në interesin e Shqipërisë. S’ka tendera me lekë, por çdo gjë do jetë e hapur.”, pohoi ai.

Arena e Lajmit

Meta sfidon Ramën: Nuk ka më shtyrje zgjedhjesh, por vetëm afrim. Jemi të gatshëm që tani!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook