Meta: Të angazhuar që nga shtatori mali i fakteve për Ramën të kalojë tavanin më të lartë të SPAK

Ilir Meta773

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë për “News24” paralajmëroi se nga shtatori do të ketë fakte të reja.

Nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj kryeministrit. Meta theksoi se mali i fakteve për Ramën do të kalojë tavanin më të lartë të SPAK.

“Duhet ta keni ta qartë nuk ka asnjë fakt apo pseudofakt që nga SHBA deri në Zimbabve dhe Zelandën e re për asnjë lloj shkelje të ligjit për Metën apo LSI në kohën kur Meta ka qenë kryetar i kësaj forcë. Çështja është shumë e qartë. Kjo është krijesë e partisë. Është siç e ka thënë vetë Rama që SPAK është krijesa jonë, dëshiron të prodhojë lajme në shërbim të Endri Fugës dhe ky nuk është problemi im. Angazhimi ynë është që brenda shtatorit mali i fakteve për Ramën dhe Agaçin do ta kalojë tavanin më të lartë të SPAK. Deri tani ka kaluar katin e parë. Mali i fakteve do të dalë mbi SPAK. Kemi një regjim mafioz që mbështetet mbi falsifikime”, tha ndër të tjera Meta.

Arena e Lajmit

Meta: Të angazhuar që nga shtatori mali i fakteve për Ramën të kalojë tavanin më të lartë të SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook