Si u ndaluan Fatjon Murati dhe Indrit Dokle, policia zbulon detaje të reja mbi operacionin, ja kush ishte personi i tretë me ta

Policia Tirane 1

Policia ka dhënë detaje në lidhje me shoqërimin që është bërë mbrëmjen e sotme të Indrit Dokles dhe Fatjon Muratit.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se numri i personave të ndaluar është tre, ndërsa gazetari Igli Çelmeta raporton se bëhet fjalë për shoferin e mjetit me të cilin lëviznin Indrit Dokle dhe Fatjon Murati, Gentian Reçi, nipi i ish-policit Xhelal Reçi qe u vra para 1 viti në Laç.

Njoftimi i policisë: 

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.

Si u ndaluan Fatjon Murati dhe Indrit Dokle, policia zbulon detaje të reja mbi operacionin, ja kush ishte personi i tretë me ta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook