Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar me ekipin e Tiranës për t’i dorëzuar premion prej 150 milionë lek për suksesin në kampionat. Veliaj shprehu mirënjohjen për arritjen e Tiranës të cilën e cilësoi si krenarinë e kryeqytetit duke i përgëzuar lojtarët për paraqitjet e tyre duke i motivuar dhe për ndeshjet e Europës në vazhdim. Ai gjithashtu u ndal dhe tek ekipi kombëtar duke e quajtur të mjerushëm faktin që mundemi në shtëpi nga ekipi të cilat Veliaj i cilëson si modeste.
Shpërblimi- “Jam shumë mirënjohës që pres Tiranën jo vetëm si ekipin më simpatik, por edhe me te fortë në vend. Urime për kampionatin dhe jam shumë krenar për punën dhe sakrificën tuaj. Sidomos për familjet tuaja, ata qe ju kanë mbështetur dhe sakrifikuar për ju. Ata që kanë festuar sukseset tuaja dhe janë krenar që ju jeni imazhi me i mirë i kryeqyetetit. Ktu flas si kryetar bashkie dhe jo si aksioner dhe dua të them se duke qenë se Tirana është edhe kryeqyteti i rinisë nuk kishte moment më të mirë për të mbajtur këtë Kupë këtu siç bëtë edhe vjet.
Këtë vit kemi bërë një korrektim të shpërblimit dhe ai do të shkojë ekskluzivisht vetëm për ata që kanë kontribut në lojë dhe në fushë. Është më e ndershme kështu. Nuk jam ndjerë mirë vitin e kaluar që pashë se një pjesë e shpërblimit devijonte në familjarët e aksionerëve, nuk funksionon kështu.
Këto nuk janë paratë e mia personale, por të taksapaguesëve të Tiranës. Kemi vendosur si administratë të mbajmë fjalën e dhënë dhe javën e ardhshme do të formalizohet ceku prej 150 milionë lek që është akorduar si premio. Këtëçek do e shpërndajmë në llogaritë personale të futbollistëve. Ndeshja e Europës do të jetë një mundësi fantastike për ju. Nuk e di nëse konsiderohet short i vështirë apo i lehtë, por do të jetë një mundësi për të parë se ku jeni”, tha fillimisht Veliaj.
Beteja me FSHF-në-Veliaj nuk harroi pa përmendur edhe betejën me FSHF-në, por edhe një problematikë si ajo e rrogave dhe sigurimeve të futbollistëve.
“Ne duhet të mendojmë që tani për sigurimet shoqërore, për “fair play” edhe në financat e ekipeve. Futbollin ti nuk e luan dot pas moshës 40-vjeç dhe nuk e kemi luksin që këto vite, që kanë vitet më produktive të kemi ekipe që punojnë në të zezë. Të kemi klube, fatkeqësisht edhe ky i yni, me llogari të bllokuara, të borxheve, dhe të gjyqeve. Kjo duhet zgjidhur njëherë e mirë. Kur i futem betejave në sport, nuk i futem për një emër të përveçëm.
Po të jetë për mua personalisht, rri edhe me Halilin dhe me Dukën. Ata bëjnë biznes dhe nuk ështëçështje emrash, por ështëçështje parimesh. Nuk mund të punojë dikush në futboll në të zezë. Sidomos për këtë lloj profesioni ku t’i del më i ri në pension sesa të tjerët. Ndaj duhet t’i çojmë këto beteja deri në fund. U desh që të pauzonim atë betejë, që besoj se është më parimorja në sport, për FSHF-në. Është e mjerueshme që të rrihemi në shtëpi nga ekipe modeste kur me përpara nuk ka qenë kështu, duhet parë se ku shkojnë financat.
Sigurisht për faktin që ne prisnim finalen dhe e menaxhuam shumë mirë, Bashkia nuk u kursye, por edhe federata duhet të kishte harxhuar. S’mundet t’i mbajë të gjithë faturat qyteti, ndërkohë që paguhet për sportin, fitohet për sportin, vetë kampionati ka emër kompanie private dhe këta duhet të paguajnë mirë gjithashtu.
Nuk mund të kemi ne fryrje administrate, rroga të jashtëzakonshme për ata që rrinë në zyrë në ajër të kondicionuar dhe përata që rrinë gjithë ditën në vapë dhe strapacohen, nxjerrin kaviljen, krociatën dhe dalin në pension më pak se 40 vjeç harrxhojmë kacidhe. Kështu siç shkon jeta, duhet ta zbresësh barabën nga kryqi sepse turma thotë që do lirojmë barabën, por kjo nuk e bën barabën burrë të mirë, prap delinkuent ngelet, edhe pse përkohësisht ka zbritur nga kryqi i ndëshkimit publik. Këto janë beteja që nuk do të mbarojnë sot”, u shpreh Kryebashkiaku.
Arena e Lajmit
Loading…