“40 mln euro taksa të mbledhura për shkolla e kopshte”, Tabaku akuza qeverisë: Një katrahurë që kutërbon korrupsion dhe paaftësi

Jorida Tabaku

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka denoncuar qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, pasi sipas saj kanë lënë shumë fëmijë pa u regjistruar në çerdhe dhe kopshte e duke ua bërë jetën ferr pa nisur ende shtatori”.

“Një katrahurë që kutërbon korrupsion dhe paaftësi megjithëse mbi 40 mln euro taksa të mbledhura për shkolla e kopshte. Një mazhorancë dhe qeveri që propagandën e beson aq shumë vetë sa që vetgënjehet me arritjet e paqena ndërsa shqiptarët mbeten përherë të margjinalizuar dhe zhgënjyer!”, shkruan ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Sa herë afron fundi i gushtit shumica e prindërve kanë në mendje një ankth që lidhet me regjistrimin e fëmijëve të tyre në kopshte, çerdhe dhe shkolla.

Sa më shumë kalojnë vitet aq më e përpjetë shndërrohet rruga e prindërve që duhet të përplasen dyerve për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet publike apo dhe kopshtet.

Këtë vit, Ministria e Arsimit, ka vendosur që ta shkurtojë edhe më tej kohën në dispozicion duke lënë shumë fëmijë pa u regjistruar në çerdhe dhe kopshte e duke ua bërë jetën ferr pa nisur ende shtatori.

Sakaq investimet në kopshte dhe edukim janë tejet të ulëta. Kopshte edhe çerdhe ku 1 edukatore ka së paku nga 25 fëmijë për të manaxhuar dhe edukuar që tregon disproporcionin e madh që kanë kopshtet publike të lëna në mëshirë të fatit.

Ironia në këtë mes është se jo vetëm qytetarët paguajnë një taksë për shkolla edhe çerdhe (që kurrë nuk shkon aty e ka destinacionin) por paguajnë edhe tarifa ekstra për mirëmbajtjen e tyre. Rezultati? Një katrahurë që kutërbon korrupsion dhe paaftësi megjithëse mbi 40 mln euro taksa të mbledhura për shkolla e kopshte.

Prindërit ndërkohë përballen me murin e heshtjes dhe menefregizmit shtetëror ndërsa fëmijët vazhdojnë të marrin një trajtim të pamerituar. Një mësim që herët në jetë për t’i treguar se nga cili brum është gatuar kjo qeveri që mendon për pakicën e pakicës.

Një mazhorancë dhe qeveri që propagandën e beson aq shumë vetë sa që vetgënjehet me arritjet e paqena ndërsa shqiptarët mbeten përherë të margjinalizuar dhe zhgënjyer!

“40 mln euro taksa të mbledhura për shkolla e kopshte”, Tabaku akuza qeverisë: Një katrahurë që kutërbon korrupsion dhe paaftësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook