Kontrollet të befasishme janë kryer këtë të diel në Burrel nga shërbimet Operacionale dhe ato të Rendit.
Kontrollet janë kryer mbështetur me inteligjencën informative, ndërsa janë kryer në lokale ku dyshohej se ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, shpërndarjes së lëndëve narkotike si edhe mbajtjes së armëve.
“Blutë”, bëjnë me dije se nga kontrollet janë shoqëruar edhe disa persona.
Njoftimi: Operacionalja dhe Shqiponjat e Drejtorisë së Policisë Dibër zbresin në Burrel.
Në sitë makina e lokale.
Kontrolle për armë, drogë e persona në kërkim.
Disa të shoqëruar.
Burrel – Bulqizë
Kontrolle të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrollet nga forcat Operacionale dhe forca e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Mat dhe Bulqizë.
Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri.
Kontrollet e befasishme në gjithë qarkun nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe asaj rrugore.
/vijon…