“Do ketë hetime edhe për….”, Meta flet për SPAK dhe çështjen ndaj tij: Është kënaqësia ime të përgjigjem, madje do informoj edhe publikun

556989

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lidhur me hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij, tha sot se do të përgjigjet me kënaqësi për pyetjet që do t’i bëhen.

Në një intervistë për FaxNews, Meta tha se jo vetëm do të japë përgjigje për të gjitha pyetjet, por dhe do ketë transparencë të plotë për opinionin publik.

“Është kënaqësia ime më e madhe të më pyes dikush se do ti përgjigjem dhe do ti bëjë të qartë opinionit publik se për çfarë pyetem dhe cilat janë përgjigjet e mia, por ndërkohë ne do vazhdojmë çështjet e anti-korrupsionit, afera e inceneratorëve, dhe të gjitha aferat e tjera në proces. Nuk e shmang dot llogaridhënien Ramoviçi duke shpikur dhe duke u marrë me karagjozllëqe. Të jeni të sigurt që do ketë dhe hetime për moshetimet”, tha Meta

“Do ketë hetime edhe për….”, Meta flet për SPAK dhe çështjen ndaj tij: Është kënaqësia ime të përgjigjem, madje do informoj edhe publikun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook