Don Xhoni jep lajmin e mirë. Çfarë po përgatit këngëtari?

Reperi Don Xhoni ka dhënë një lajm të mirë për fansat e tij. Ai ka bërë me dije se po punon për të sjellë EP-në e tij të parë. Në një postim në rrjete sociale, reperi shprehet se së shpejti do të ndajë më tepër detaje.

Ky projekt vjen pak javë pasi Don Xhoni solli duetin me Era Istrefin që rezultoi një sukses i madh. Reperi është komentuar shumë dhe sa i përket jetës personale.

Pak ditë më parë, ai bëri bujë pasi puthi Era Istrefin në koncert, duke lënë vend për dyshime se mes tyre ka diçka më shumë se sa miqësi. E për këtë është pyetur Lirey nga ndjekësit se çfarë mendon për videon që u bë virale. “Çfarë mendon për videon e Don Xhonit me Era Istrefit?”, ka qenë pyetja së cilës iu përgjigj: “Ai është ish i dashuri im dhe mund të bëjë çfarë të dojë”.

Muaj më parë ai konfirmoi se ishte ndarë nga modelja ruse, Ariana Lirey.

Don Xhoni jep lajmin e mirë. Çfarë po përgatit këngëtari?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook