Goditje për Laçin, futbollisti i kurbinasve dëmtohet rëndë dhe mbyll vitin

Skuadra kurbinase ka marrë një goditje të madhe në prag të ndeshjes së parë të turit të parë të Ligës së Konferencës me Iskrën.

KLINTI QATO

Në miqësoren e zhvilluar me Gjilanin para disa ditësh në Pogradec te kurbinasit është dëmtuar mesfushori Klinti Qato.

24-vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë, pasi ekzaminimet e hollësishme mjekësore kanë nxjerrë që Qato ka këputur ligamentet e gjurit dhe i duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Operacioni pritet që të kryhet shumë shpejt dhe lojtari të nisë fazën riaftësuese.

Dëmtime të tilla kërkojnë kohë të gjatë rikuperimi dhe të paktën 6 muaj mesfushori nuk do të kontribuojë për kurbinasit në fushë.

Kështu që Qato e ka mbyllur këtë vit kalendarik dhe mund të jetë i gatshëm për ekipin vetëm në pjesën e dytë të sezonit, e cila nis në janar. Gjithsesi, rikthimi do të varet nga operacioni që do të kryejë dhe ecuria që do të ketë riaftësimi.

Dëmtimi i Qatos është një goditje e madhe për kurbinasit, të cilëve u thellohet “gropa” në qendër të mesfushës.

Arena e Lajmit


Loading…

Goditje për Laçin, futbollisti i kurbinasve dëmtohet rëndë dhe mbyll vitin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook