“Kampion i hipokrizisë me sportin”, nënkryetari i PD: Sot Luiza dhe Floriani, nesër talentet e rinj Rama do t’i përdorë mediatikisht për qëllimet e veta

1200 630 4d2e49605fe9b611f73df5bf7e766340

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me anë të një postimi në Facebook ka kritikuar kryeministrin Edi Rama se është hipokrit në raportin e tij me sportistët në vend.

Nisur nga dy ngjarjet e fundit, ku u zhvilluan ceremoni për kampionen më të re të Europës në garën 3000 metër, Luiza Gega dhe boksierin Florian Marku i cili fitoi përballjen me rivalin meksikan në stadiumin “Air Albania”, Boçi thekson se Rama i përdor mediatikisht sportistët për qëllime personale.

Sipas tij, kreu i qeverisë vepron edhe me dy standarde pasi disa prej sportistëve i mbështet dhe shpërblen monetarisht, ndërsa kampionë të tjerë nuk denjon as t’i vlerësojë me një postim në Facebook.

HIPOKRIZIA E RAMËS ME SPORTIN VAZHDON…

Sot e kishte radhën Marku. Dje Luiza.

Nesër…do dali ndonjë talent tjetër që Rama do ta përdorë mediatikisht për qëllimet e veta.

Por se sa e do Rama sportin e flamurin që ata nderojnë dihet.

Pika 4 e cilëson qartë se “me ndërprerjen e statusit (sportist elitar) marrëdhëniet financiare ndërpriten”.

Hapur Rama sanksionon hedhjen në rrugë të madhe të sportistit, sapo ai le sportin, pasi i ka shtrydhur atij lavdinë.

Kjo është e turpshme dhe e patolerushme, kur dihet se shumë sporte mund të ndërpriten në moshë të re, (peshëngritja, atletika) ose akoma më të re, për shkak të dëmtimeve.

-Veneron më shumë një medalje Europe (Gega) dhe meprizon një medalje Botërore (Calja).

-Ose, Markut i rezervon ceremoni (shumë mirë si shembull frymëzues), sepse është fitues në një kategori joolimpike, ndërsa skiatores italiane LARA COLTURI të natyralizuar SHQIPTARE, e cila ngriti flamurin shqiptar për 4 medalje ari në Kili, nuk i dedikon as një status fcb-je!

Nuk po flas për pagën, nëse do ia japë apo jo, se normal LARA-s do i ngjajë qesharake.

Por të paktën ta kishte bërë lajm vlerësimin për të, pasi dhe LARA e di që flamuri shqiptar është më i bukuri, prandaj dhe e ngre atë me krenari.

Njeriu që nuk e vlerëson vërtet ngritjen e tij dhe kampionët që e valvisin me krenari atë, është ai, kampioni i hipokrizisë, Rama!

“Kampion i hipokrizisë me sportin”, nënkryetari i PD: Sot Luiza dhe Floriani, nesër talentet e rinj Rama do t’i përdorë mediatikisht për qëllimet e veta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook