“M’ka çuar nona me la gojën”, deputeti i PD akuza Ramës: Kryeministri nuk prek dot ujësjellësit, ndaj rrit çmimet për qytetarët

301236086 476257431174974 3705528961856747152 N

Deputeti i PD Dashnor Sula, thotë se moslikujdimi i faturave të energjisë nënkupton dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, që ka rritur subvencionet në këtë drejtim.

Sipas tij “kryeministri nuk mund të prek ujësjellësit, por ka vendosur që sërish të rrjep qytetarët duke rritur çmimin e energjisë duke rikthyer fashat për të kompensuar dështimin e ujësjellësve dhe institucioneve të tjera shtetërore!”

Statusi i plotë:

“M’ka çuar nona me la gojën”

Shprehja “M’ka çuar nona me la gojën”, i përshtatet fiks mbledhjeve propagandistike të kryeministrit. Ju kujtohet pak muaj më parë një mbledhje e kryetarit të qeverisë qëndrore me kryetarët e bashkive?

Po lajmet bombastike: Rama i bën dush të ftohtë kryebashkiakëve?

Në mbledhjen me kamera kryeministri i kërkonte në mënyrë urdhërore të zgjedhurve lokal që të shlyenin borxhet e krijuara nga mospagimi i energjisë elektrike.

Por duket se presioni i kryeministrit ka qenë vetëm për efekt propagandistik dhe pas mbledhjes u ka rrahur shpatullat dhe u ka thënë që të vazhdojnë kështu. Le të mos paguajn faturat mjafton të mbajnë militant në punë. Ky konkluzion del duke parë rezultatet.

Borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fatura të papaguara u rritën sërisht gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Sipas informacioneve zyrtare në fund të muajit Qershor vlera e faturave të palikujduara arriti në rreth 18.1 mld lekë. Kjo është shifra më e lartë e akumuluar ndonjëherë nga institucionet jobuxhetore, të paktën që nga vitin 2010, kur gjithsesi borxhi ishte ndjeshëm më i ulët se vlerat e sotme me rreth 2.7 mld lekë të papaguara.

Periudha, kur borxhet e ujësjellësve ishin në nivele më të ulta është Maj – Korrik 2015, me 1.5 – 1.9 mld lekë, e ndikuar nga fshirja e detyrimeve të prapambetuara që u ndërmor në vitin 2014. Ndërkohë që, pas Korrikut 2015 tendenca për të mos paguar energjinë e konsumuar ka qenë vetëm në rritje, për të arritur në rekodin e muajit qershor 2022.

Moslikujdimi i faturave të energjisë nënkupton dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, që ka rritur subvencionet në këtë drejtim.  Vetëm gjatë vitit 2021, buxheti i shtetit transferoi pranë shoqërive të ujësjellësve 380 mln lekë, ndërkohë që për vitin 2020 këto subvencione ishin 230 mln lekë apo 150 mln lekë më pak. Kaq i madh është korrupsioni në këto institucione që punësojnë patronazhistë saqë megjithë paratë që i jep qeveria qëndrore, sërish krijojnë borxhe të mëdha.

Sigurisht, kryeministri nuk mund të prek ujësjellsat, por ka vendosur që sërish të rjep qytetarët duke rritur çmimin e energjisë duke rikthyer fashat për të kompensuar dështimin e ujësjellësave dhe institucioneve të tjera shtetërore!

“M’ka çuar nona me la gojën”, deputeti i PD akuza Ramës: Kryeministri nuk prek dot ujësjellësit, ndaj rrit çmimet për qytetarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook