Nga rinovimi te titulli, rrëfehet Tonali: Realizova ëndrrën milaniste, Ibra bën më shumë efekt si shok ekipi

Që prej 14 qershorit Sandro Tonali ka qenë i lirë të shijojë pushimet. Për ata si ai, që kanë qenë të grumbulluar me kombëtaret, Milani ua ka shtyrë me disa ditë rikthimin në klub. Në këto kushte, Tonali, Benaseri dhe ndonjë tjetër do të fillojnë grumbullimin më 11 korrik, ndryshe nga pjesa tjetër e ekipit që do ta nisë me datë 4.

4fd8bebae160db084f00c7eb17a77a1f

Pas përfundimit të sezonit si ai i fundit, Sandro Tonali do të duhet të rinovojë. 1.4 milionë euro në sezon janë shumë pak dhe për këtë arsye Milani ka në mendje ta bëjë atë të nënshkruajë një kontratë të re së shpejti me një rregullim të pagës. Sipas “DAZN” mund të gjendet një marrëveshje mbi bazën e një page 3-3.5 milionë, plus bonuse.

Një vit më parë, për të lehtësuar kalimin e tij përfundimtar te kuqezinjtë, 21-vjeçari uli rrogën e tij nga 2.2 në 1.4 milionë euro. Një gjest i natyrshëm që do ta kishte ribërë pa problem. San dro është shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi dhe e ëndërronte fanellën e “Djallit” prej një jete, siç ka konfirmuar në intervistën e dhënë dje pikërisht për “DAZN”.

Cila ka qenë ndeshja që ju ndërgjegjësoi për forcën tuaj?

Kanë qenë disa si derbi i fituar me përmbysje apo fitoret me Fioren dhe Veronën, megjithatë për titullin si mundësi reale na ndërgjegjësoi fitorja kundër Lacios. Mendonim se nuk do të merrnim më shumë se një barazim…

Por më pas shënuat ju.

Dihet që ndeshja mbaron kur vërshëllen arbitri. Ai gol na dha të gjithëve një shtysë të jashtëzakonshme. Do të jetë e vështirë ta harroj sepse e shënova përpara sektorit të tifozëve të Milanit dhe për mua si milanist ishte një ndjesi që më bën të dridhem edhe sot.

Lojtarë si ju apo Leao e Teo rezultuan forca e vërtetë e ekipit apo jo?

Të gjithë kemi dhënë shpirtin. Që nga titullarët e deri tek ata që luanin më pak. Teo është si tren dhe nuk mund ta ndalë askush. Leao pastaj tregoi se ka një marsh më shumë se të gjithë. Dëshmoi se është lojtar i madh dhe që u përket niveleve më të larta.

Cilat janë meritat e Piolit?

Ka shumë. Është si një vëlla i madh që na këshillon shumë, por nuk harron të na qortojë. U mundua të na mbante të gjithëve të përqendruar. Me një grup kaq të ri nuk e pati të lehtë, ndaj puna e tij ka qenë vërtetë madhështore.

A kishit frikë se mos dështonit në ndeshjen e fundit?

Ndaj Sasuolos e ndjenim veten shumë pranë objektivit. Nuk duhej e nuk mund të dështonim. E vetmja mënyrë për të mos marrë pikë ishte që ta përballonim takimin me nënvlerësim. Kjo nuk mund të ndodhte sepse titullin e ndjenim tonin.

Si e përjetuat titullin?

Kjo arritje kishte shumë rëndësi për mua. Fakti që kam festuar si lojtar dhe si tifoz është diçka fantastike. Në titullin e fundit isha 11 vjeç dhe shihja me admirim Ibrën. Sot e kam shok skuadre. Ai është ende me ne dhe sa herë stërvitem apo luaj krah tij kam një ndjesi të çuditshme.

TONALI

Ndoshta jeni nga ata që festuan më shumë…

Në vitin 2011 isha thjesht një tifoz i vogël i Milanit që gëzonte titullin me shokët dhe familjen. Tashmë emocionet janë të njëjta pavarësisht se jam në anën tjetër. Jam një lojtar i ekipit të zemrës, ndaj edhe e përjetoj më fort çdo sukses të Milanit.

Arena e Lajmit


Loading…

Nga rinovimi te titulli, rrëfehet Tonali: Realizova ëndrrën milaniste, Ibra bën më shumë efekt si shok ekipi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook