“Nuk ka asnjë mesazh të fshehtë”/ Si është marrëdhënia me ambasadoren Yuri Kim? Përgjigjet Ilir Meta: Me SHBA gjithmonë të shkëlqyera, dy janë personat që kanë probleme…

Metaaa

Kreu i Partisë se Lirisë Ilir Meta në një intervistë sot për FaxNews, pyetjes sesi i ka marrëdhëniet me ambasadoren Yuri Kim, u shpreh se marrëdhënia e tij me SHBA ka qenë dhe do të jetë gjithmonë shumë e mirë.

I pyetur lidhur me deklaratën e fundit te bere nga ambasadorja Kim për reformën ne drejtësi, Meta tha se nuk asnjë mesazh te fshehte qe i atribuohet atij.

“Nuk ka se si të ketë mesazh të fshehur për mua, mesazhet e mia kanë qenë të hapur ndaj të gjithëve që kjo ka qenë reformë e dështuar. Është kapur prokuroria nga Edi Rama. Është vetë ai që në kongresin e fundit ku e bëri të qartë se SPAK është krijesë e PS-së. Ekzistencën e vetë ia detyroi partisë. Është e qartë se kush janë personat që i bëjnë presion drejtësisë. Shqipëria ka rënë 26 vende përsa i takon treguesit antikorrupsion. Është vendi i dytë në botë për dhënien dhe marrjen e rryshfetit pas Zambias. Marrëdhëniet e mia më SHBA kanë do jenë të shkëlqyera, kanë qenë dhe janë. Dy persona janë në Shqipëri që kanë probleme me SHBA, gruaja e Bilalit dhe tjetri, miku i Muzinit”, tha Meta.

 

“Nuk ka asnjë mesazh të fshehtë”/ Si është marrëdhënia me ambasadoren Yuri Kim? Përgjigjet Ilir Meta: Me SHBA gjithmonë të shkëlqyera, dy janë personat që kanë probleme…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook