Sekuestrohet kokainë e mijëra franga, merr fund “ëndrra” e dy të rinjve shqiptarë në Lugano, policia u vë prangat

Non Solo Cocaina, Ma Anche Soldi

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë zvicerane, pasi dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi që trafikonte kokainë në qytetin e Luganos.

Mediat vendase bëjnë me dije se të arrestuarit janë një 23 dhe një 32-vjeçar, të dy banues në Shqipëri.

Pas një hetimi të policisë, në banesën e shqiptarëve është gjetur kokainë dhe mijëra franga, të cilat dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës. Ndërkohë, të dy ata tashmë do të përballen me trupën gjykuese për t’u njohur më pas me vendimin.

Sekuestrohet kokainë e mijëra franga, merr fund “ëndrra” e dy të rinjve shqiptarë në Lugano, policia u vë prangat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook