Të shtëna me armë pranë Ministrisë së Tregtisë në Kosovë, detajet e para
Para Ministrisë së tregtisë në Kosovë janë raportuar të shtëna armësh.
Mediat vendase bëjnë me dije se të shtënat kanë ardhur nga një automjet që po lëvizte pranë Ministrisë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur të lënduar.
Ndërkohë forcat policore ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur më tepër detaje.
Arena e Lajmit