“Telenovela verore me Sigurimin e Shtetit, në shërbim të regjimit të Ramës”, Meta: Do e kallëzoj Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve edhe në drejtësinë ndërkombëtare!

Autoriteti I Dosjeve Ilir Meta Ka Qene Bashkepunetor I Sigurimit Te Shtetit 1280x720

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prekur sërish çështjen e Autoritetit të Dosjeve dhe kërkesës që i ëhstë drejtuar Kuvendit prej tyre për të hetuar përfshirjen në politikë të agjentit I.M. sipas e-mailit anonim që i ka mbërritur në llogarinë elektronike.

I pyetur në FaxNews nëse do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe a do të publikojë dosjen e plotë për publikun Meta e vendosi theksin te kallëzimi penal që do të dorëzojë në 1 shtator dhe tha se nuk ekziston asnjë dosje për emrin e tij.

“Unë nuk kam se çfarë publikoj se nuk ekziston ndonjë dosje për mua. Falsifikimet janë shumë të qarta dhe do të denoncohen dhe ligjërisht, sepse besoj shumë te drejtësia sot dhe shumë më tepër te drejtësia nesër. Sepse natyrisht të bësh një kallëzim penal nuk është si të mbash një qëndrim politik sepse sipas qëndrimit politik është e qartë se Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve ka kryer shërbime me emergjencë për të ndihmuar regjimin e Ramoviçit për të krijuar një konfuzion dhe për të shtyrë disa ditë më shumë me disa telenovela verore të Sigurimit të Shtetit. Është e qartë dhe solide se kemi të bëjmë me veprimtari kriminale të Autoritetit për shërbime të qarta politike për regjimin. Në 1 shtator do të ketë kallëzim shumë të qartë , i cili do të jetë jo vetëm për drejtësinë këtu por edhe për drejtësinë ndërkombëtare që edhe ndërkombëtarët të kuptojnë si është rrënuar dhe përdhosur shteti i së drejtës në Shqipëri. por edhe si janë kthyer edhe pas 33 vitesh sulme si të regjimit më të ashpër që ka njohur Shqipëria”, tha Meta.

“Telenovela verore me Sigurimin e Shtetit, në shërbim të regjimit të Ramës”, Meta: Do e kallëzoj Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve edhe në drejtësinë ndërkombëtare!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook