WhatsApp jashtë funksionit, reagon kompania Meta! Ja çfarë pritet të ndodhë

Aplikacioni i mesazheve, WhatsApp, në pronësi të Meta, s’funksionon në shumë vende të botës.

WHATSAPP

Mijëra përdorues të aplikacionit nuk janë në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe në format tekst ose video.

Sipas Doëndetector, një platformë që gjurmon faqet e internetit, ka pasur rreth 26.000 raportime nga përdoruesit në lidhje me funksionimin e aplikacionit.

Ndërsa 69% e të përdoruesve të WhatsApp u përballën me probleme me dërgimin e mesazheve, 24% kishin probleme me lidhjen me serverin dhe 7% kishin probleme me aplikacionin e përgjithshëm.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe po punojmë për të rikthyer WhatsApp sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi Meta, cituar nga agjencia e lajmeve ANI.

WhatsApp for Business, versioni i platformës i krijuar për kompanitë dhe bizneset për të kryer transaksione tregtare, tregoi gjithashtu një rritje të numrit të ankesave në Doëndetector pasi përdoruesit nuk ishin në gjendje të kryenin asnjë komunikim.

WhatsApp ka rreth dy miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën.

 

WhatsApp jashtë funksionit, reagon kompania Meta! Ja çfarë pritet të ndodhë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook