Për marrëveshjen e arritur pak orë më parë midis Kosovës dhe Serbisë për t’i dhënë drejtim lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy shteteve në kufi, duke i njohur dokumentet e identifikimit të njëra-tjetrës, ka reaguar edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Marrëveshja e sotme është lajm i mirë për qytetarët e 🇽🇰 dhe 🇷🇸. Mirënjohje për kontributin e 🇺🇸&🇪🇺! 🇽🇰 e pavarur është realitet i pamohueshëm. Dialogu dhe bashkëpunimi mes 🇽🇰 dhe 🇷🇸 si dy vende te pavarura i kontribon paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin tonë”, shkruan Basha në Twitter.