Dëmtoi rrethimin e stadiumit dhe goditi 2 punonjës policie, vihet në pranga i riu i shpallur në kërkim në Korçë

Dvp Korce 2

Policia e Korçës ndaloi ditën e sotme 24-vjeçarin me iniciale E. V. të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 9 shtator në Pogradec, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani, i riu së bashku me persona të tjerë, dëmtuan rrethimin e jashtëm të stadiumit “Gjorgji Kyçyku” dhe për shkak të detyrës, goditën 2 punonjës policie.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. V., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.10.2022, në Pogradec, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani, 24-vjeçari i ndaluar, së bashku me persona të tjerë, dëmtuan rrethimin e jashtëm të stadiumit “Gjorgji Kyçyku” dhe për shkak të detyrës, goditën 2 punonjës policie.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Dëmtoi rrethimin e stadiumit dhe goditi 2 punonjës policie, vihet në pranga i riu i shpallur në kërkim në Korçë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook