VIDEO/ “Nusja më rreh prej 3 vitesh”, 61-vjeçarja dhunohet barbarisht e përfundon në spital me dëmtime të rënda, mjekët i heqin shpretkën

Vjehrra

Histori e denjë për telenovela të dhunshme. E tillë është ngjarja në Bashkinë Dimal, ku një 61-vjeçare akuzon nusen e djalit për dhunë.

Gruaja, ka përfunduar duke e dhunuar rëndë, duke u mjekuar në spitalin e Traumës në Tiranë për dëmtime te rënda të organeve te brendshme dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja e dyshuar ka ndodhur më 6 tetor në Dimal të Beratit, ku 25-vjeçarja Elena Çinari akuzohet nga familjaret e burrit se ka dhunuar barbarisht me sende të forta vjehrrën e saj 61-vjeçaren Mariana Çinari.

Si pasojë e dhunës të ushtruar, 61-veçarja pësoi hemorragji të brendshme dhe mjekët i kanë hequr shpretkën, dëmtuar rëndë pankreasi dhe organet e tjera, si stomak, mushkëri dhe mëlçi. Në një prononcim për gazetarin e News24 Igli Çelmeta, 61-vjeçarja tregon se është dhunuar sistematikisht nga nusja e djalit.

“Jam Mariana Cinari e dhunuar nga nusja e djalit prej 3-4 vitesh Elena Çinari. Kam vajtur në procese gjyqësore me të, kam marrë urdhër mbrojtjeje. Kam vajtur sërish pas urdhrit të dytë të mbrojtjes, por bëri sërish sherr e mua dhe më rrahu”, tha Cinari.

Arena e Lajmit

VIDEO/ “Nusja më rreh prej 3 vitesh”, 61-vjeçarja dhunohet barbarisht e përfundon në spital me dëmtime të rënda, mjekët i heqin shpretkën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook