EKSKLUZIVE/ Egnatia përgatit goditjen e radhës, gati firma me talentin e Besës

Flavjo Meçja është emri më i ri që pritet të firmosë me Egnatian.

mECJA

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin rrogozhinas se lojtari ka marrë një ofertë zyrtare dhe sipas të gjitha gjasave do të firmosë në ditët në vazhdim me Egnatian.

Sulmuesi 21-vjeçar nga Kavaja luan me skuadrën e vendlindjes, Besën, që prej vitit 2019.

Ai ka shkëlqyer në sezonin e fundit në Kategorinë e Parë, ku në 28 ndeshje ka arritur të realizojë 7 gola. Nuk bëhet fjalë për një qendërsulmues, por një lojtar që mund të përshtatet nga krahët, ashtu si edhe në rolin e një sulmuesi të dytë.

Burime pranë presidentit Agim Demrozi tregojnë se tashmë pritet vetëm OK-i i të riut për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Meçja ka luajtur me Besën 45 ndeshje deri më tani në Kategorinë e Parë, duke shënuar në total 9 gola. Egnatia po ndërton një strategji afatgjatë lidhur me të ardhmen dhe në këtë mënyrë presidenca po hedh hapa të sigurt për të nesërmen, duke afruar jo vetëm lojtarë të afirmuar, por edhe të rinj që mund të shpërthejnë.

Në Rrogozhinë as që e mendojnë më luftën për mbijetesë, por synimet e klubit janë të shikohet nga vendet e para, ku me investimin e bërë, skuadra të jetë në luftë për Kupat e Europës.

Deri më tani janë zyrtarizuar nga ana e klubit afrimet e lojtarëve si Ilir Camaj, Alen Sherri, Emiliano Musta, Nehar Sadiki, Erald Hyseni, Abdurraman Fangaj dhe Geri Selita, ndërsa Sodik Atanda do të prezantohet në vijim.

TË TJERËT – Burime pranë presidencës bëjnë me dije për gazetën se nuk do të jenë vetëm lojtarët e rinj afrimet e fundit, pasi deri në krijimin përfundimtar të grupit, do të ketë të tjera përforcime nga klubi.

Në orët në vijim do të mësohet edhe afrimi tjetër, teksa bëhet fjalë për një mesfushor qendror që vjen nga Maqedonia e Veriut. Drejtuesit presin të arrijnë akordin me lojtarin, e më pas të zbulojnë emrin, pasi i druhen edhe ndonjë ndërhyrjeje nga klubet e tjera.

– Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Egnatia përgatit goditjen e radhës, gati firma me talentin e Besës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook