Forumi Strategjik në Slloveni, Von der Leyen: Shqipëria dhe RMV përmbushën kushtet që ne vendosëm, mënyra më e mirë për të ecur para është…

454545

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit 2022 që po mbahet në Slloveni, u shpreh se çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu ishte një gur i mirëfilltë kilometrik, duke shtuar se ishte një sukses si për dy popujt ashtu edhe për BE.

“Ne si BE kemi një interes strategjik, që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin para drejt integrimit në BE. Si ta rienergjizojmë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor? Pikë së pari të nxisim integrimin e ekonomike tona dhe më tej.

E gjitha kjo është një punë përgatitore për të ardhëm në BE, na duhet të sigurohemi që çdo hap drejt demokracisë, ta sjellë atë më pranë BE, kjo është arsyeja se përse çelja e negociatave me Shqipërinë dhe RMV, ishte një gur i mirëfilltë kilometrik, kemi vendosur kushte të qarta për këtë dhe ata i kanë plotësuar, ishte një sukses i jashtëzakonshëm demokratik për popullin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe për europën. Mënyra më e mirë për të ecura para, për të kundërshtuar influencat nga vendet autokratike, është të forcojmë demokracinë në Evropë, ka të bëjë me gjeopolitikën, por dhe me vlerat tona politike të përbashkëta”, u shpreh ajo.

Forumi Strategjik në Slloveni, Von der Leyen: Shqipëria dhe RMV përmbushën kushtet që ne vendosëm, mënyra më e mirë për të ecur para është…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook