FOTO/ Nagelsman me pushime në Ibiza, kapet mat me gazetaren e “Bild”-it

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsman, ka nisur një romancë të re këtë verë pak javë pas ndarjes nga gruaja e tij me të cilën kishin 15 vite njohje së bashku.

56756757

Por lajmi që ka tronditur gazetën “Bild” është se partnerja e re e 34-vjeçarit është pikërisht gazetarja e tyre, e cila mbulonte klubin e Bajernit, Lena Vurcenberger.

“Bild” e ka liruar menjëherë nga kjo detyrë 30-vjeçaren, e cila raportonte për kampionët e Gjermanisë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa më herët kishte mbuluar klubin e Verder Bremenit.

“Sport 1” ka publikuar edhe fotot e tyre gjatë pushimeve në Ibiza. Ata janë fotografuar në një jaht të martën (po pushojnë së bashku prej ditës së hënë) ndërsa duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Nagelsman është duke pushuar pas vitit të parë në stolin e Bajernit, ndërsa vetëm në fillim të muajit qershor ai u nda nga gruaja, Verena, me të cilën ishte martuar në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë së bashku, një vajzë dhe një djalë.

675675678

Nagelsman dëshiron të mbajë këtë marrëdhënie të re private, ndërkohë që Vurcenberger është një gazetare e njohur në ambientin e klubit, duke qenë se mbulon pikërisht rekordmenët e Gjermanisë.

Burimet e mediave gjermane bëjnë me dije se marrëdhënia e tyre është serioze dhe për këtë është informuar edhe klubi i Bajernit nga vetë trajneri.

5675675675

Edhe Vurcenberger njoftoi redaksinë e gazetës për të shmangur konfliktin e interesit dhe pranoi të sakrifikonte vendin e saj të punës. Mëngjesin e së enjtes, edhe “Bild” shkroi për këtë lajm me titullin “Julian Nagelsman dashuron reporteren e ‘Bild’-it”.

Artikulli shpjegonte se çifti kishte shijuar një pushim të shkurtër në Ibiza dhe gazeta u vu në dijeni të marrëdhënies së tyre vetëm një ditë më parë.

54456464

“Bild” shkruante gjithashtu se martesa e Nagelsmanit përfundoi më 3 qershor. Nuk dihet nëse shkak i përfundimit të martesës është bërë kjo lidhje apo nëse ajo ka nisur pasi mes Nagelsmanit dhe Verenës kishte përfunduar gjithçka.

Vurcenberger artikullin e fundit për trajnerin e Bajernit e kishte shkruar në muajin maj.

64564564561

nagelsman

Përgatiti: ANDROKLI DRALO


Loading…

FOTO/ Nagelsman me pushime në Ibiza, kapet mat me gazetaren e “Bild”-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook